Manchester City kthehet te fitorja në Premier League dhe ndryshe nga parashikimet e bënë këtë në mënyrën më të lehtë të mundëshme. Skuadrës së Pep Guardiolës i mjaftoi vetëm një pjesë loje për të kaluar pastër 3-0 transfertën kundër Arsenal. De Bruyne që në minutën e dytë kaloi në epërsi “Qytetarët”.

I shpejtë edhe goli I dyfishimit për miqtë që erdhi në të 15-të me Sterling. I dobët reagimi i Arsenal, që do të dorëzohej përfundimisht përpara pushimit, kur De Bruyne gjeti sërish rrugën e rrjetës për të vulosur fitoren e Manchester City që afrohet me vendin e dytë.

Kjo për meritë të Leicester, që i dha fund serisë rekord me barazimin në shtëpi 1-1 kundër Norwich.

Një kampionat më vete bën Liverpool, që vazhdon të vrapojë i sigurt drejt titullit kampion, pas fitores 2-0 kundër Waford në sfidën e luajtur të shtunën. Nuk ishte një fundjavë e mirë për Chelsea dhe Manchester United.

Po të shtunën, Blutë e Londrës regjistruan një humbje të rëndë në shtëpi, duke u dorëzuar 1-0 përballë Bournemouth.

Ndërsa, “Djajtë e Kuq” u ndalën në “Old Trafford” me barazimin 1-1 kundër Everton. Vazhdon ngjitjen në renditje Tottenham, që ka gjetur rrugën e duhur nën drejtimin e Jose Mourinho.

Megjithëse me shumë vështirësi dhe me një gol në kohën shtesë, Spurs mundën në transfertë 2-1 Wolwes për t’u afruar me zonën Champions.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb