Rei Manaj vazhdon të konfirmojë formën e tij para portës, por këtë herë goli i sulmuesit shqiptar nuk mjaftoi për të shpëtuar Sivasporin nga disfata.

Skuadra e tij u mposht me rezultatin 3-1 në transfertë ndaj Vansporit, në një ndeshje ku Manaj gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 85-të. Një gol që erdhi shumë vonë për të ndryshuar fatin e takimit, por që i shërben sulmuesit kuqezi për të pasuruar bilancin e tij personal.

Me 10 gola dhe 2 asistime në këtë sezon, Manaj renditet aktualisht si golashënuesi i dytë më i mirë i Ligës së Parë turke, duke qenë një nga protagonistët e kampionatit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb