Shteti i zgjat dorën sportit dhe futbollit në veçanti. Më në fund sot, pas një “lufte” të gjatë shkresash dhe dokumentesh, Ministria e Shëndetësisë ka vendosur t’i japë një përgjigje Federatës Shqiptare të Futbollit. Kreu i këtij dikasteri, Ogerta Manastirliu, në një prononcim për “News24”, ka theksuar se sikundër çdo fushë e jetës, as futbolli nuk do të jetë i vetëm në luftën kundër koronavirusit.

Manastirliu pohon se Ministria e Shëndetësisë i është drejtuar sot në rrugë zyrtare FSHF-së për ngritjen e një grupi pune të përbashkët në ngritjen e protokolleve të sigurisë me synimin hapjen e aktiviteteve sportive, duke nisur fillimisht nga stërvitjen e skuadrave.

Po sot, Ministria e Shëndetësisë i ka dërguar një shkresë zyrtare FSHF-së, ku veç sa theksoi live për “News24” ministria Manastirliu, i ka kërkuar qeverisë së futbollit të dërgojë përfaqësuesit e saj për fillimin e punës për krijimin e këtyre protokolleve.

”Në këtë kuadër do të vlerësonim bashkëpunimin tuaj për vijimin e hartimit të protokolleve të posacme nëpërmjet krijimit të një Grupi të Përbashkët Pune. Jeni të lutur të dërgoni përfaqësinë tuaj për të finalizuar hartimin e këtyre protokolleve”, lexohet ndër të tjera në dokumentin që Ministria e Shëndetësisë i ka nisur sot federatës.

Whatsapp Image 2020 05 07 At 5.18.52 Pm
Whatsapp Image 2020 05 07 At 5.18.52 Pm

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb