Supertakimi i kësaj jave në “Premier League” mes Manchester United dhe Liverpul ka përfunduar me rezultatin e barabartë 1-1 duke mos ndryshuar pozitat e dy skuadrave në klasifikimin e kampionatit anglez, ku ndahen vetëm nga një pikë në vendin e tretë dhe të katërt.

Në fillim në avatazh do të kalonin miqtë me anë të Milner ndërsa golit golit të kapitenit të Liverpul do t’i përgjigjej Aguerro i cili do të stamponte edhe shifrat përfundimtare të takimit.

Ky rezultat i buzëqesh Chelsea-s që rrit distancën me ndjekësit dhe praktikisht njërën dorë e ka tek titulli. Të besuarit e Conte-s renditen të parët me me 69 pikë, të ndjekur nga Totenham i vendit të dytë me 10 pikë më pak.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb