5 gola për të shënuar një fitore historike në derbin e kryeqytetit, një fitore që çmend tifozët bardheblu. 16 vite kishte Tirana që nuk shijonte një fitore të tillë, për herë të fundit kishte ndodhur në sezonin 2014-15, vit në të cilin Tirana siguroi titullin kampion.

Mbase është një dezhavu, pas të cilës tifozët kapen fort, kjo fitore është një sinjal i qartë se Tirana është në rrugën e duhur për t’u rikthyer te titulli.

Pasi thyen tabunë afro 6-vjeçare në derbin e dytë sezonal, Tirana shpërthen me një fitore me 5 gola, një fitore që praktikisht nxjerr jashtë gare rivalin e tyre të përjetshëm në një kohë kur diferenca shkon në plus 9. Kjo ishte një fitore që ndez në maksimum ambientin bardheblu, një fitore që do të kujtohet gjatë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb