Tre ditë pasi festoi 60-vjektorin e lindjes, Diego Armando Maradona përfundon në spital. Argjentinasi më i famshëm në botën e futbollit ka shfaqur shenja të theksuara depresioni por gjendja e tij nuk është e rënduar. Pjesëtarët e stafit mjekësorë kanë nxitur të theksojnë për mediat se nuk bëhet fjalë për një infektim të mundshëm nga COVID-19, ajo që i druhej më shumë argjentinasi por dhe fansat e tij: “Është shumë i trishtuar prej afro një jave, nuk ka dëshirë për tu ushqyer”, u shpreh Leopoldo Luque, mjeku i tij personal.

Me dhjeta fansa të Maradona u mblodhën menjëherë jashtë dyerve të spitalit për ti qëndruar pranë idhullit të tyre në këtë moment të vështirë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb