Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi ka gjetur një mënyrë mjaft interesante për të prezantuar programin e turizmit në qytetin ku ai është drejtues politik, Berat.

Me parashutë mbi qytetin e ‘një mbi një dritareve’ Klosi ka treguar ndryshimin e gjithë qytetit dhe po ashtu premton se Unaza e re që kalon mes përmes Beratit do ta shndërrojë qytetin në në një vend pa ndotje dhe pa trafikun e rënduar.

“Lagjja Kala, Mangalem, lagjja Goricë, kanë parë ndër shekuj, si ka ndryshuar ky qytet. E, ky lum që i ka përshkruar tashmë, është kthyer në një atraksion të madh publik.

Unaza e re e qytetit, e cila kalon përbuzë lumit, do ta shndërrojë Beratin, në qytet pa ndotje, pa probleme që kanë të bëjnë me trafikun e rënduar të qytetit. Por po ashtu, edhe mali Partizan është një objektiv i ri, për t’u shndërruar në një atraksion të madh turistik. Rruga e Drobonikut, do të shënojë arritje të madhe për turizmin në Berat”, tha ndër të tjera, Klosi.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: