Pamjet që shihni, tregojnë momentet kur 33-vjeçari Arjan Sala u sinjalizua për zjarrin që kishte rënë në magazinën e qendrës tregtare në hyrje të Tiranës. Ngjarja e rëndë që çoi në vdekjen e shefit të sigurisë u regjistrua pasditen e së mërkurës.

Gazetarja Dorjana Bezat ka siguruar për ‘BalkanWeb’ pamjet ku shihet Sala në momentet e para kur njoftohet me radio për zjarrin. Siç shihet edhe nga pamjet, 33-vjeçari sapo merr njoftimin vrapon drejt magazinës, ndërsa ndihmon për të nxjerrë prej aty më shumë se 20 punonjës të tjerë. Po ashtu, kamerat e sigurisë së godinës, e kanë filmuar atë duke ecur me vrap në katin minus 1 ku kishte rënë zjarrit, duke u afruar tek vatra.

Ndonëse shumë punonjës dalin prej godinës, aty nuk shihet më Arjan Sala, i cili mbeti i bllokuar në një prej dhomave të magazinës, ndërsa trupi i tij u nxor i pajetë vetëm pas 60 orë kërkimesh. Ai ditën e djeshme u shpall ‘Dëshmor i Atdheut’, ndërsa la pas bashkëshorten dhe një djalë të mitur vetëm 4 vjeç.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: