Inter Miami nuk ka shkuar më shumë se një barazim 2-2 ndaj Colorado Rapids, në sfidën e vlefshme për MLS. Lionel Messi u rikthye të kontribuojë për skuadrën e Inter Miamit, pas 24 ditësh larg fushave. Sulmuesi argjentinas u shndërrua menjëherë në protagonist, teksa realizoi gol.

Messi me shokë shtyjnë kështu takimin me fitoren. Interi Miami nuk triumfon prej 16 marsit, në atë sukses 1-3 ndaj DC United. Ndeshja e radhës për ta është ajo ndaj Sporting Kansas City, takim ky i programuar të luhet me 14 prill. Deri më tani, ekipi i Martino ka 12 pikë, në vendin e 3-të në Eastern Conference.

 

 

 

(J.S/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: