Në “Old Traford”, Man.United pësoi një humbje të rëndë nga Middlesbrough duke u eliminuar nga FA Cup që në raundin e 1/16. Gjithçka shkoi keq për Ronaldo me shokë, kjo u pa që në minutën e 20-të teksa CR7 gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Pesë minuta më pas ishte Sancho që kaloi United në avantazh.

Pavarësisht volumit të lojës, United nuk arriti të gjente golin e qetësisë, jo vetëm kaq, por në minutën e 64-të Crooks barazoi shifrat në 1-1. Rezultati mbeti i pa ndryshuar duke bërë që ndeshja të shkonte në shtesë, as shtesa nuk solli një fitues duke s postuar fatet e këtij takimi nga ruleta e penalltive.

Middlesbrough, ekip që militon në kategorinë e dytë, u tregua perfekt, tetë penallti të tetë të sakta, ndërsa për United në penalltinë e tetë gaboi Elanga duke mbyllur me turp rrugëtimin e “djajve tw kuq” në FA Cup.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb