Në kërkim të një vendi në europë, Milan bën një hap pas, nuk shkon më shumë se një barazim 2-2 në transfertë përballë Spal, nga mënyra se si rrodhën fatet e këtij takimi, mund dhe të buzëqeshin pasi rrëmbyen një pikë me shumë fat dhe në limitet e kohës shtesë. Në pjesën e parë, Spal kaloi dy herë në avantazh, fillimisht me Veloti në minutën e 13-të ndërsa në të 30-ët, Floccari me një goditje fantastike dyfishoj shifrat. Një gol i anuluar i Calhanoglu dhe një karton i kuq D’Alessandro ishin detajet e tjera pikate në fraksionit të parë. Në pjesën e dytë, Milan i rikthye vonë në lojë, në minutën e 79-të, Leao ngushtoj shifrat ndërsa në shtesë, në minutën e 93-të, Vicari ishte i pafat duke devijuar topin në portën e tij, një barazim 2-2 që nuk i shërben asnjë prej dy ekipeve.

Blofi në transfertë i lë një shije të hidhur edhe trajnerit Pioli: “Ishte një hap pas, mbi të gjitha për sa i përket rezultatit. E nisëm mirë por në 3 goditje pësuam 2 gola. Komanduam sfidën por duhet më shumë kujdes, jam i lumtur vetëm për reagimin e ekipit”. Në fund Pioli kishte dhe një koment për të ardhmen e Milan ku Rangnick shihet si pasuesi i tij: “Unë punoj me pasion dhe përpiqem të bëj mirë me këto lojtarë. E ardhmja do të jetë ajo që do të jetë por jam shumë i zënë me punë për të menduar për diçka tjetër. Vlerësimet do të bëhen në fund, nuk jam as i shqetësuar dhe nuk ndihem as viktimë që duhet sakrifikuar. Ndihem trajner i Milan dhe janë krenar”, u shpreh Pioli.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: