Interi është finalistja e parë e Kupës së Italisë. Zikaltërit mundën 3-0 Milanin sonte, teksa akti i parë kishte përfunduar pa gola. Kampionët e Italisë do presin deri nesër, për të mësuar se kë do kenë përballë, Juventusin apo Fiorentinën.

Në minutën e katërt, një aksion i kampionëve të Italisë do përfundonte në mënyrën më të mirë të mundshme. Darmian do jepte një assist për Lautaro Martinez, i cili me një goditje të bukur do mposhtte Darmian.

 

“Djalli” do vuante shumë, sidomos nga krahët, pasi Perisiç është tejet i shpejtë. Djemtë e Inzaghit do kishin një mundësi të mrië për të dyfishuar shifrat, por Calhanoglu nuk tregohet i saktë nga goditja e dënimit. Edhe pse cilësohet si një mjeshtër i tyre, turku mund të gjente vetëm murin në mesin e fraksionit.

 

Në minutën e 27-të, kërcënimi kuqezi mban firmën e Leaos. Sulmuesi portugez provon me të majtën, por gjen vetëm rrjetën e jashtme.

 

Në minutën e 31-të, mrekullisht do ishte Tonali që do gjindej brenda zonës, por nuk do shfrytëzonte siç duhet këtë shans, pasi tentativa e tij shkon jashtë.

 

Një ndërhyerje e Theo Hernandez jashtë zonës ndaj një futbollisti rival do rriste tensionin e sfidës. Arbtiri Mariani do i tregonte mbrojtësit kartonin e verdhë, duke bërë kështu që futbollisti gjatë gjithë takimit të ketë kujdes, pasi një tjetër gabim, mund të bëjë që  Milani të mbetej me një lojtar më pak.

 

Goli i dytë do vinte në minutën e 40-të. Do ishte sërish Lautaro Martinez që do realizonte dhe festa është e tëra zikaltër.

 

Bennacer ngushton shifrat, por VAR e anullon. Arbitri Mariani, pasi shikon pamjet, sinjalizon pozicionin  jashtë loje të Leaos, me lojtarin që e pengon Handanovicin të shohë topin.

 

Gosens vulos kualifikimin. Gjermani merr një top nga krahët dhe e ka të lehtë të shënojë.

 

Minutat e mbetura nuk shërbyen për asgjë.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb