Jemi mësuar t’i shohim të veshur me kostum e me kollare, dhe nëse i shohim sportivë apo në aktivitete të ndryshme të jetës së përditshme, na duken ndryshe.
Deputeti Eduard Shalsi ka publikuar në profilin e tij në” FB”, disa video ku ata nuk shfaqen me veshjen zyrtare, por krejtësisht ndryshe nga ajo që jemi mësuar.
Nga sa duket në këto video, mbrëmjen e djeshme ministri Blendi Klosi dhe deputeti Eduard Shalsi kanë përfunduar duke bërë ‘rolin’ e DJ.
Ata ndodhen në festën e organizuar nga të rinjtë e FRESSH në Berat. Shohim sesi dy politikanët janë duke u argëtuar mjaft në këtë rol, por duket se më “seriozisht” e ka marrë deputeti i Partisë Socialiste, Shalsi.
[fbvideo link=”https://www.facebook.com/EduardShalsiOfficial/videos/1200034350111191/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]
(BalkanWeb)