Një djalë 6-vjeçar ra 13 metra pasi iu thyen parzmoret në një park argëtimi meksikan. Ai po merrte pjesë në Ekspeditën Amazoniane të Parque Fundidora në Nuevo León të dielën.

Familjarët thanë në Facebook se parzmoret e djalit u thyen. Siç tregojnë pamjet tronditëse, djali është shkëputur nga rripat e sigurimit, teksa qëndronte pranë një të rritur, ndërsa përfundoi në një pishinë.
Cezari i vogël u shpëtua menjëherë nga një turist i cili u zhyt në pishinë dhe e nxori prej aty.

Vëllai i djalit tha për Fox News se Cesar ka pësuar lëndime të lehta nga rënia, por është shumë i frikësuar. Agjencitë qeveritare të Nuevo Leon mbyllën parkun për të kryer hetimet e nevojshme për incidentin e paprecedentë.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb