Janë publikuar pamjet e tmerrshme të aksidentit të ndodhur mesditën e djeshme në zonën Yzberishtit, në Tiranë, ku humbi jetën Fatmir Avdillari, teksa lëvizte me motorin e tij.

Siç shihet në video, “Xubi” i Yzberishtit, siç njihej ndryshe viktima, udhëtonte me motor me shpejtësi tejet të lartë.

Ndërsa një makinë po tentonte të kalonte në anën tjetër të rrugës, motori i Avdillarit vjen me shpejtësi marramendëse dhe përplaset me të.

Përplasja ka qenë aq e fortë, saqë drejtuesi i motorit nuk ka pasur asnjë mundësi mbijetese.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb