FIER- ‘BalkanWeb’ ka siguruar momentet nga djegia e banesës në fshatin Grecall të Fierit. Siç shihet edhe nga pamjet, banesa thuajse është shkrumbuar, ku përveç mureve nuk ka mbetur asgjë tjetër.

Pronari i banesës Ardian Gjika, deklaroi edhe më herët se zjarri ishte vendosur nga bashkëshortja e tij, e cila sipas tij vuan nga depresioni.

Forcat e zjarrfikëses kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, ndërsa policia po heton rreth zbardhjes së shkaqeve të ngjarjes.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb