Një video e tmerrshme që qarkullon në internet tregon momentin kur një elefant sulmon dhe vret një biznesmen 75-vjeçar amerikan gjatë një safari në Gabon .

Viktima është Ernie Drozio, pronar i një vreshti në Kaliforni, dhe incidenti ndodhi në mesin e prillit në pyllin tropikal Lope-Ocada.

Në video , elefanti fillimisht shihet duke e kapur 75-vjeçarin me feçkë dhe më pas duke e shkelur vazhdimisht , derisa viktima ndalon së treguari shenja jete.

Sipas Daily Mail , kompania e safarit Collect Africa konfirmoi vdekjen e klientit të saj. Kompania tha gjithashtu se gjuetari profesionist që shoqëronte Dosion pësoi lëndime të rënda gjatë përplasjes.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb