Për të shpërndarë protestuesit e Uzinës së Ballshit që prej muajsh presin pagat si dhe rifillimin e punës, policia përdori gaz lotsjellës.

Në videon e siguruar për “BalkanWeb” nga gazetari Ervis Kuçi duket qartë se pas këtij momenti turma u largua nga hyrja e Uzinës, ku tentonin të hynin me forcë.

Por hedhja e gazit ka sjellë pasoja për njërin prej protestuesve, që i ka rënë të fikët në mes të turmës. Naftëtarët e tjerë i kanë ardhur në ndihmë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb