Pamjet që shihni tregojnë momentin kur dy qytetarë, sulmojnë me vezë kreun e PBDNJ-së, Vangjel Dulen me vezë, teksa ai hyn në GJKKO.

Ky i fundit shkoi në GJKKO për të ndjekur nga afër gjyqin e Belerit. Sakaq, pasi e qëlluan me vezë, dy personat në fjalë shpërthejnë në akuza, ndërsa thanë se; “Si këlyshët e Serbisë do të ikni. Edhe ti do ta hash supën!”.

Një prej vezëve preku nga pas xhakete Dulen, i cili pasi ktheu kokën për të parë se çfarë ndodhi, u fut pa thënë asgjë në ambientet e GJKKO.

Sot GJKKO do të shqyrtojë ankimin e Belerit për të pranuar lejen për t’u betuar si kryebashkiak. Për më tepër shihni videot.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb