Regjisori Eduart Grishaj ka ardhur në një rrëfim ndryshe për moderatoren Çenkuela Hasa ku ka zbuluar dhe raportin me babain e tij dhe fjalët që i ka thënë për filmin ‘Sofia’.

Moderatorja: Familjarët janë personat që na falin më shumë dashuri, por edhe që na kritikojnë më shumë, cilat kanë qenë fjalët e tyre për filmin?

Eduart Grishaj: Unë i kam te kjo e dyta. Babain e kam një brez të vjetër, ai brez që është mësuar që të mos i flas fjalë të mira fëmijëve dhe të mos i përkëdhel sepse llastohen. Nga ai nuk kam asnjë fjalë të mirë përsa i përket këtij projekti se gjithmonë do të jem skeptik te kjo pjesë. Kurse me Arbanën i kemi konsumuar kritikat në hapat e parë të procesit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: