KRUJË

Të shumtë kanë qenë banorët që i janë drejtuar  “BalkanWeb”, ndërsa kanë kërkuar ndihmë pas situatës dramatike. Një pallat tre katësh në Krujë, brenda të cilit jetojnë 10 familje ka pësuar dëmtime të mëdha nga lëkundjet sizmike.

Banorët e lagjes nr.4 apelojnë për ndihmë tek strukturat e shtetit, ndërsa tregojnë edhe situatën e rënduar përmes pamjeve filmike. Ata  thonë se pallati nuk është i banueshëm.

“Seç e mban në këmbë këtë vetëm Zoti i madh e di. Ka ikur krejt. Na ka ruajtur Zoti robt. Ka mbarur krejt. Në Krujë Lagjja nr.4 ka dhjetë familje që e kanë kaluar natën jashtë”-thotë qytetari.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: