Napoli “thyen” pastër 0-3 Pisa në transfertë dhe siguron matematikisht një biletë për në Champions League një xhiro përpara fundit të Serie A. McTominay hapi siparin e golave në minutën e 21-të, ndërsa 6-të minuta më vonë ishte Rrahmani që realizoi golin e dytë. Në shtesë Hojlund që sigloi shifrat 0-3. Pavarësisht se arriti objektivin e Napolit, i dhuroi një biletë për në Champions, pas ndeshjes, Conte dhe sinjale largimi:

“Sa i takon të ardhmes time, presidenti i di tashmë, por jo sot, kemi folur për këtë rreth një muaj më parë. Ai e di se cili është mendimi im, por të presim edhe javën e fundit dhe më pas të rrëfejmë se çfarë kemi diskutuar”, u shpreh Conte pas ndeshjes kundër Pisa-s.

Më në fund largon frikën edhe Milan, me ekipin e Allegrit që triumfoi 1-2 në transfertë përballë Geona-s. Pas një pjesë të parë të mbyllur me rrjeta të paprekura, në minutën e 50-të, Nkunku fitoi një 11-metërsh. Po vetë nga pika e bardhë, Nkuku u tregua i saktë duke kaluar Milan në avantazh. Në të 81-të ishte Athekame që me një goditje të saktë nga distanca dyfishoi shifrat. Nuk ishte e thënë që Milan të qëndronte i qetë në këtë transfertë pasi në minutën e 85-të vendasit ngushtuan shifrat në 1-2.

Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund, me Allegrin që feston për këtë fitore të madhe që i afron me objektivin Champions. Rendësia e këtij takimi ishte e dukshme edhe në sytë e trajnerit Allegri: “Kishte shumë presion pasi po rrezikonim të hidhnim në erë të gjithë atë që kishim ndërtuar gjatë këtij sezoni. Gjithsesi, nuk ka përfunduar ende asgjë pasi duhet të fitojmë edhe ndeshjen e fundit kundër Cagliari-t. Na duhet dhe një sforco e fundit. Jemi të lumtur pasi i pranishëm në tribunë ishte edhe presidenti Cardinale”, u shpreh Allegri.

Me 70 pikë, po aq sa edhe Milan, ndodhet edhe Roma, me ekipin e Gasperinit që kap vendin e katërt pas suksesit 2-0 përballë Lazios në derbi. Gianluca Mancini ishte heroi i këtij derbi, me mbrojtësin “azzurr” që realizoi një “dopjetë” golash, nga një për çdo pjesë.

Me 68 pikë, një java përpara fundit, Como mban të gjallë objektivin për të siguruar një vend në Champions League, por duhet të kryqëzojnë gishtat që Milan apo Roma të lënë pikë në javën e fundit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb