Sonte u luajtën disa nga ndeshjet e xhiros së 3-të të grupeve të Champions League.

Napoli ka mposhtur me shifrat 1-6 Ajaxin në Hollandë. Të parët që realizuan ishin vendasit me Kudus, por të besuarit e Spalletit përmbysën shifrat duke gjetur rrugën e rrjetës me Raspadorin, di Lorenzon dhe Zielinskin në pjesën e parë. Në pjesën e dytë, italianët vazhduan të shënonin, këtë herë me Kvaratskhelia, Simeone dhe Raspadori.

Liverpool bën detyrën dhe fiton 2-0 me Rangers, me golat e Arnold dhe Salah.

Befasia e madhe vjen nga Belgjika, ku Atletico Madrid imponohet ndaj Clube Brugge me shifrat 2-0.

Champions League:

Liverpool – Rangers 2-0

Ajax – Napoli 1-6

Porto – Leverkusen 2-0

Brugge – Atletico Madrid 2-0

Frankfurt – Tottenham 0-0

 

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: