Ekipi i futbollit të Universitetit të Korçës “Fan Noli” dhe ekipi i Devollit kanë qënë dy skuadrat që e mbushën stadiumin Skënderbeu në Korçë me sportdashës, të cilët përvecse për futbollin, ishin mbledhur për një kauzë tepër të vecantë dhe të rëndësishme, duke u solidarizuar me njerëzit në nevojë.

Ishte një nismë e Prefektit të qarkut të Korçës Nertil Jole, i cili në bashkëpunim me shoqatën studentore sportive të univeritetit “F.S.Noli” organizoi këtë ndeshje bamirësie.

Prefekti bëri të ditur se të ardhurat e kësaj ndeshjeje janë destinuar për shoqatën MEDPAK, për mbrojtjen e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara. Kjo nismë u lançua prej disa ditësh në rrjetet sociale dhe shkallët e stadiumit u mbushën me qytetarë të cilët zgjodhën që teksa ndiqnin një ndeshje futbolli, të ndihmonin në mënyrë modeste njerëz që kanë nevojë për ndihmën tonë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Kjo ndeshje përfundoi me rezultatin 1-0 për skuadrën e Devollit por sipas Prefektit Jole, fitorja i takon çdo të pranishmi në stadium që kontriuboi me blerjen e biletave në mbështetje të kësaj kauze solidariteti.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb