Ndryshon trajneri, por kriza mbetet. Arsenali vazhdon serinë e rezultateve negative edhe në drejtim të drejtim të Fredric Ljunberg, duke marrë një tjetër goditje të rëndë në shtëpinë e tij me humbjen 2-1 kundër Brighton. Miqtë suprizuan që në pjesën e parë, duke e mbyllur atë me epërsinë minimale falë golit të shënuar nga Webster në minutën e 36-të. Londinezët shtuan presionin sidomos me rikthimin në fushë pas pushimit dhe shumë shpejt gjetën golin e barazimit.



Në të 50-ën ishte Lacazette që me kokë ndali topin në rrjetë, duke ndezur shpresat e tifozëve vendas. Ato qëndruan gjallë deri në minutën e 80-të, kur u shuan përfundimisht me golin e dytë dhe të fitores për Brighton që mban firmën e Maupay.


00132e34 1600
00132e34 1600

Nuk sollën asgjë përpjekjet e “Topçinjve” në minutat e mbetura, ndërsa në fund duhet të dorëzoheshin përballë një tjetër humbje që thellon më tej krizën në këtë sezon të Premier League. Kjo ishte ndeshja e gjashtë pa fitore në kampionatin anglez për Arsenalin, që e sheh veten në vendin e 10-të të renditjes dhe jashtë ço objektivi sezonal.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb