DURRËS

Një sherr mes policëve e të rinjve ka ndodhur në Durrës më 17 shtator. BalkanWeb siguron pamje nga momentet e konfliktit fizik mes tyre.

Mësohet se të rinjtë ishin në lokal, por jashtë orarit policor dhe efektivët e Policisë kanë tentuar ti shoqërojnë me dhunë.

Policët janë treguar agresivë teksa duket se kanë përdorur edhe grushte, shtyrje apo shkelma.

Si përfundim ata janë shoqëruar në komisariat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb