Neymar është parë pothuajse nga të gjithë si “ylli” i futbollit i cili do të zëvendësojë denjësisht Messi-n dhe Ronaldo-n kur këta të fundit të mos kenë shkëlqimin që kanë aktualisht.
Si rrjedhojë e trysninë braziliani i ka dhënë shenjat se kërkon të mos jetë më në hijen e tyre dhe ndaj zgjodhi të largohej nga Barcelona drejt Paris SG.
Ndërkohë së fundmi ka ndodhur diçka që deri diku mund të duket e çuditshme. Neymar, i cili është i grumbulluar me kombëtaren e Brazilit për dy ndeshjet miqësore, ka festuar njëjtë si Ronaldo pas një realizimi mbresëlënës në hyrje të zonës.
Kur dihet se ‘lufta’ është e ashpër për sa më shumë famë, duket se kjo nuk është zgjedhja e duhur për 26-vjeçarin.
Ney or CR7? ?
Neymar celebrates brilliant training goal like Cristiano Ronaldo ? #CBGT #Brasil pic.twitter.com/k2o0Hk5VHD
— Brasil Global Tour (@BGT_ENG) September 4, 2018
(BalkanWeb)