Vrasjet në vend kanë tronditur jo pak opinionin publik, ndërsa janë një kambanë alarmi edhe për autoritetet. Në vetëm 24 orë u raportuan katër viktima në vend, dy prej të cilëve u regjistruan në një atentat të ndodhur në Vlorë, ku humbën jetën Shpati Lena dhe Haki Xhezo.

Për të folur për ngjarjet kriminale në vend në rubrikën ‘Opinion’ në News24, dje ishte e ftuar gazetarja Klodiana Lala.

Gazetarja ka folur me detaje për vrasjet e fundit, ndërsa ndalur tek atentati në Vlorë, ajo tha se dy viktimat, Shpati Lena dhe Haki Xhezo janë tradhtuar nga persona të njohur, brenda llojit që dinin lëvizjet e tyre.

Sipas saj, pista kryesore ku po heton policia është ajo e hakmarrjes.

“Shpati Lena është tradhtuar nga dikush, pasi ka lëvizur dhe këtë duhet ta zbardhë hetimi se ku ishte nisur ai. Personi që e ka ftuar në takim e ka tradhtuar atë. Bosët e krimit janë vrarë apo tradhtuar nga njerëz të besuar. U krye në masakër, aty mund të ishin vrarë njerëz të pafajshëm. Policia po nënshtrohet përballë krimit. Nuk kemi parë deri më tani përveç rastit të Dumanit që foli me emra korrekte, që ishte si një dhuratë që iu bë institucioneve, ka shumë raste të pakta të tilla”, ka thënë ajo.

Ndër të tjera Lala u ndal edhe tek hetimet për akuzën e rrëmbimit të personit, për të shumëkërkuarin Ervis Martinaj, pas kallëzimit të bërë nga xhaxhai i tij, pasi sipas tij kishte humbur kontaktet prej tri ditësh me nipin, ngjarje për të cilën tha se dyshimet e policisë janë se mund të jetë e inskenuar si ngjarje.

“Përmes personave të tretë kishte informacion mbi vendndodhjen dhe shëndetin e tij, ka thënë xhaxhai  tij duke pretenduar se nga momenti që ka bërë denoncimin kishte tre ditë pa asnjë kontakt me të. Po ashtu një mik i tij që kishte në Dubai kishte shprehur shqetësim se kishte humbur kontakt dhe se mund të kishte ndodhur diçka. Tani familja denoncon një person që është në kërkim ndërkombëtar. Ai ishte në kërkim dhe sipas të dhënave të policisë ishte brenda territorit të vendit. Kishte diskutime se si do të referohej vepra penale. Sot që ne flasim nuk ka asnjë të dhënë për vendodhjen e tij. Gjithashtu janë pyetur familjarët e tij dhe policia beson më shumë tek pista  e inskenimit të ngjarjes. Është tërhequr një material referuar mbi të dhënat e të penduarin të drejtësisë Nuredin Dumani. Inskenimi i zhdukjes së tij është dyshimi i policisë. Edhe xhaxhai i tij e thotë në dëshminë e tij se ai kishte kundërshtarë të shumtë. Kujtojmë edhe ngjarjet e ndodhura, u tentua të vritej krahu i tij i djathtë. Pra në këtë kuptim sipas grupit të hetimit mund ta ketë inskenuar ngjarjen për të shpëtuar. Pra është e mundur që një person në kërkim të gjendet nga kundërshtarët dhe të vritet. Nuk përjashtohet raste të tillë. Deri më tani duhet të dimë se duke qenë emër shumë i përfolur edhe institucionet janë pak të rezervuara. Në kete ngjarje është përfshirë edhe Sherbimi Informativ shtetëror. Është kërkuar informacion edhe nga autoritetet e huaja, po ashtu edhe kontrolle në tims. Nuk përjashtohet edhe ngjarja kriminale. Zona e Fushë Kuqes është fshat i kontrolluar, familjarët sipas disa kontakteve në familje ka shqetësimet. Por është një ngjarje që ka kapur shah mat policinë shqiptare. Kur hapet një hetim për rrëmbim, praktika ka treguar se autoritetet nuk kanë qenë të suksesshëm. Ka pasur të zhdukur dhe raste të ndryshe…pra në momentin që jemi para kësaj ngjarje gjasat që mund të ketë rezultat janë shumë të pakta”, tha ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb