AFRIKE

Një turiste amerikan 80-vjeçare ka humbur jetën pasi një elefant sulmoi një fugon me turistë në, Zambia, Afrikë.

Grupi prej gjashtë turistësh së bashku me udhërrëfyesin u sulmuan befasisht nga kafsha gjigande në kampin Lufupa gjatë 30 marsit.
Në videon amatore e shpërndarë në rrjetin social X shihet momentin kur elefanti ndjek grupin e turistëve.

Kafsha gjigante arriti ta rrokullisë, makinën duke e goditur me feçkë ndërkohë që turistët bërtisnin. Edhe personat e u dërguan për trajtim në spital.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb