Shqipëria ka vazhduar sot me përgatitjet në prag të ndeshjeve miqësore ndaj Kilit dhe Suedisë, teksa një episod i rrallë u pa në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”. Pasi u futën brenda me forcë,  grupimi i tifozëve “Illyrian Elite” shpalosi një parullë, që i dedikohej Federatës Shqiptare të Futbollit.  “Padrejtësi dhe neglizhencë, ku janë biletat tona”, – Shkruhej në parullë.

Interesi i jashtëzakonshëm për Europianin ka bërë që të gjithë tifozët të nxitojnë për të siguruar një biletë. Të shumtë priten të jenë ata që  do përkrahin skuadrën e Sylvinhos në Gjermani, ndërsa pjesa tjetër do mbështesë ekipin nëpërmjet ekranit të televizorit.

 

(J.S/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: