TIRANË

Gazetarja Klodiana Lala siguron për “BalkanWeb” një tjetër video nga aksioni antidrogë i policisë pranë “Shkollës së Bashkuar”, në Tiranë, ku efektivët ndaluan gazetarin e “News24”, Ergys Gjençaj, që po filmonte.

Në videon e re që sjell gazetarja Lala në “BalkanWeb” shihet momenti kur Forcat Operacionale gjejnë drogën e ndarë në pako, të vënë në kuti picash dhe të fshehur poshtë një makine. Në videon që solli më herët “BalkanWeb”, shihej momenti kur efektivët ndalin një makinë luksoze.

Policët e armatosur dhe të maskuar i kërkonin shoferit të hapte derën, por ai shtyp gazin e makinës dhe largohet me shpejtësi, duke rrezikuar jetën e uniformave blu. Nga aksioni mësohet se janë shoqëruar tre persona, ndërsa nuk dihet ende sasia e drogës së sekuestruar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb