Bllokada e re detare ndaj Iranit ka nisur në orën 23:00 sipas kohës greke, në përputhje me paralajmërimet e mëparshme të presidentit amerikan Donald Trump.
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) konfirmoi fillimin e operacionit përmes një deklarate, duke bërë të ditur se forcat amerikane kanë rikthyer masat bllokuese ndaj anijeve që lëvizin drejt porteve dhe zonave bregdetare iraniane, si dhe atyre që largohen prej tyre.
Në njoftimin zyrtar të CENTCOM thuhet se aktualisht më shumë se 20 anije luftarake të Marinës amerikane dhe qindra avionë ushtarakë janë të angazhuar në operacione në Lindjen e Mesme.
“Forcat amerikane rifilluan sot, në orën 16:00 (ora lindore), bllokadën detare të anijeve që lëvizin për në portet dhe zonat bregdetare iraniane dhe nga ato. Aktualisht, më shumë se 20 anije luftarake të Marinës Amerikane dhe qindra avionë ushtarakë po operojnë në Lindjen e Mesme. Forcat amerikane mbeten në gatishmëri, ruajnë fuqinë e tyre të zjarrit dhe janë gati për veprim”, thuhet në deklaratën e komandës amerikane.
Vendimi vjen në një periudhë tensionesh të larta mes Uashingtonit dhe Teheranit, me Shtetet e Bashkuara që kanë rritur praninë ushtarake në rajon dhe Iranin që ka paralajmëruar për pasoja ndaj interesave amerikane dhe aleatëve të saj.
U.S. forces resumed the naval blockade against vessels transiting to and from Iranian ports and coastal areas today at 4 p.m. ET.
There are currently more than 20 U.S. Navy warships and hundreds of military aircraft operating across the Middle East. American forces remain… pic.twitter.com/ATRJHlLQNo
— U.S. Central Command (@CENTCOM) July 14, 2026
