Protestuesit, të cilët prej 45 ditësh zhvillojnë tubime duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, janë nisur në marshim në drejtim të stadiumit “Air Albania”.
Gjatë marshimit, pjesëmarrësit kanë lëshuar thirrje të forta kundër qeverisë, duke akuzuar mazhorancën për korrupsion dhe keqqeverisje.
“Ju erdhi fundi!”, ‘Rama n’burg, Berisha n’burg”, ishin disa nga thirrjet që u dëgjua vazhdimisht nga protestuesit, të cilët deklaruan se do të vijojnë mobilizimin deri në realizimin e kërkesave të tyre.
