Një ngjarje e rëndë ka tronditur Elbasanin këtë mbrëmje, ku një 33 vjeçar i identifikuar si Madrit Ulqinaku ka mbetur i vdekur, pasi ndaj tij është shtënë disa herë me armë.

Gazetari Fatmir Popja raporton për BalkanWeb se ngjarja ka ndodhur në bulevardin kryesor të qytetit, në afërsi të “Elbasan Arena”, kur i riu sapo ishte larguar nga lokali dhe i ishte drejtuar makinës së tij.

Mësohet se ai ka mbetur i vdekur në vend, ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin he kapjen e autorit apo autorëve.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb