Tashmë kemi 4 skuadra gjysmëfinaliste të cilat janë: Dortmund, PSG, Bajern Mynih dhe Real Madrid. Të gjitha duelet çerekfinale dhuruan shumë gola, por edhe emocione të forta.

Kjo katërshe ishte parashikuar nga qeni inteligjent i cili zgjodhi këto skuadra. Në një video që po qarkullon në internet, ai ka bërë edhe parashikimin për gjysmëfinalen dhe finalen.

Nga dueli Dortmund-PSG, sipas tij në finale shkojnë francezët dhe nga sfida Bajern-Real, në finale shkojnë spanjollët.

Në finalen që do të luhet më 1 qershor në Uembli do të shkojnë PSG-Real Madrid dhe trofeu do të ngrihet pikërisht nga “Los Blancos”.

 

(VIDEO)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb