Parku ‘’Rinia’’ në Tiranë i cili u përmbyt sot nga shiu, 6 ditë nga inaugurimi i tij është konsideruar sot nga kreu i FRPD, Belind Këllici si një rekord korrupsioni.

Këllici thotë se kështu prishet propaganda kur çdo projekt i Bashkisë Tiranë bëhet për të vjedhur 1 miliardë lekë.

Sipas tij këto para tashmë shkuan dëm në më pak se një javë.

STATUSI NGA BELIND KËLLIÇI

KARMA! Kështu të prishet gjithë propaganda kur çdo projekt i Bashkisë bëhet për të vjedhur! 1 miliardë lekë “investim”, shkuan dëm në më pak se një javë nga inagurimi. Një rekord korrupsioni ky, që vetëm kryebetonieri i Tiranës, Erion Veliaj mund ta vendoste!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb