Kuvendi ka nisur sot sesionin e ri parlamentar, duke i hapur kështu rrugë edhe aktivitetit politik. Që në nisje të seancës, në sallën e Kuvendit u vendos Himni kombëtar, ndërsa deputetët u ngritën në këmbë dhe kënduan vargjet e këngës simbol të shqiptarëve.

Për shkak të koronavirusit, distancimi social do të jetë pjesë e pandashme e seancave plenare, ku do të zbatohet protokolli me masat e sigurisë.

Rendi i ditës i seancës plenare është: Miratimi i procesverbalit të seancës plenare datë 29.07.2020 dhe 30.07.2020;
Njoftimi i çështjeve të depozituara në Kuvend për shqyrtim; Miratimi/Njoftimi i draftprogramit të punës së Kuvendit për periudhën 7 shtator – 16 tetor 2020;
Miratimi/Njoftimi i draftkalendarit të punimeve të Kuvendit për periudhën 7-25 shtator 2020.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: