Deputetja e PD-së Grida Duma ka akuzuar qeverinë se me aktin e ri normativ kërkon t’iu japë para disa kompanive që marrin tendera sepse janë rritur çmimet e betonit.

Duma ka mbyllur mbledhjen e Komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, ku priteshin të flisnin përfaqësues të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, të cilët janë vonuar.

Në mbledhjen e sotme është shqyrtuar akti normativ nr.10 datë 15.5.2022 “Për kompensimin financiar të çmimit për disa materiale ndërtimi, sipas përcaktimeve në kontratat publike për punë, si pasojë e situatës së veçantë, të krijuar në treg gjatë vitit 2022”.

Deputetja e PD akuzoi maxhorancën se qartazi ka bërë një akt për disa kompani

“Si qenka kjo që shteti me buxhetin e shtetit njeh rritjen e çmimeve të tregut në beton e hekur për kompaninë, por nuk i kërkon llogari për buxhetin me taksat e shqiptarëve që po i rrit pagat për ata që njerëz”, tha Duma, e cila nuk e ka pritur ministren Ibrahimaj dhe ka mbyllur mbledhjen.

“Pavarësisht fokusi mund të duket i vogël krahasim më gjërat e tjera që më të mëdha që ndodhin në këtë vend dhe meqë e hapim këtë diskutim në pritje të këtyre (përfaqësuesit e Ministrisë) që nuk duhet të vonoheshin kaq shumëse është tepri domethënë e ndoshta ne e mbyllim e pastaj ata ta kalojnë tek seanca tjetër po të duan. Më lejoni të them dy fjalë për këtë tani.
Së pari në këtë akt normativ bëhet fjalë që do të kompensohen ato kompani jo sipas grafikut të punimeve në kontratat fillestare, por do të bëhen për punime pas hyrjes në fuqi të këtij akti normativ. Ndonëse këto punime mund të kenë qenë të planifikuara në kontratë, por kjo duket qartazi që është bërë për disa kompani. Sepse për sa kohë që nuk merr rritjen e çmimeve kudo ku ka ndodhur punimet, parimi njëherë, diskutimi është që pse për këto kur hyn akti dhe jo për ato para aktit sepse këtu bëhet fjalë për tregun dhe tregu ka hyrë për të gjithë me të njëjtat kontrata publike me të njëjtat dëme. Tani ne themi kompensojmë biznesit dhe ne jemi këtu pala pro-biznes. Pa diskutim! Por ndërkohë ky është komisioni i Punës dhe prandaj dhe unë e theksova.

Ju thoni (drejtohet nga znj. Anila Denaj)
Pra logjika është kjo, këto që kanë humbje nga rritja e çmimit biznesit, shteti i kompenson. Po mirë dimë gjë ne për ata që kanë humbje nga rritje të çmimit të jetesës A kompensohen në paga ata të punësuarit? Sikur të na thoshit këtë të paktën. Mirë ne i kompensuam ata në parim, dhe ata më pas ata të thonë që të rrisim pagat dhe sa?

Si qenka kjo që shteti me buxhetin e shtetit njeh rritjen e çmimeve të tregut në beton e hekur për kompaninë, por nuk i kërkon llogari për buxhetin me taksat e shqiptarëve që po i rrit pagat për ata që njerëz për të cilët thotë z. Vasili për naftën që shkon 270 lekë apo siç thotë z. Shehu që pandemia nga 30 euro që jepte buxheti i shtetit në 800 euro që shkonte kurimi i faturës mujore për t’ia dalë. Domethënë ne shikomë që këtu paskemi dy problem themelore.

Ne jemi komision që jemi përgjegjës për punën dhe ne të nderuar kolegë e mbyllim këtu dhe nuk ka asnjë arsye pse të presim më që ata të vijnë (përfaqësuesit e Ministrisë) A jeni dakord që këto diskutime ti bëjmë më vonë? Faleminderit të gjithëve”, deklaroi Duma.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb