BERAT

Një aksident është regjistruar sot në aksin Berat-Poshnje, ku për pasojë janë plagosur 3 persona. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se mjeti tip ‘Benz’ me drejtues Xhevdet Benja, 67 vjeç, banues në Kuçovë është përplasuar me mjetin tip Volsvagen me drejtues shtetasin Adrian Akulli, 44 vjeç, banues në Moravë dhe me një mjet tjetër tip Benz me drejtues shtetasin I.Z, 60 vjeç, banues në Vlorë.

Gazetarja Eneda Petova raporton për ‘BalkanWeb’ se të plagosur kanë mbetur Xhevdet Benja, Adrian Akulli, dhe Fatime Akulli 70-vjeçe.


Këta dy të fundit nënë e bir, ndërsa ata janë transportuar në Spitalin Rajonal Berat, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
(ed.me/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri