Policia e Tiranës ka bërë disa shoqërime, pas përplasjes fizike dhe me armë zjarri me biznesmenin Sino Llanaj, i cili mbeti i plagosur me dy plumba në këmbë.

Gazetarja Klodiana Lala sjell në redaksinë e “BalkanWeb” pamjet që tregojnë momentin kur uniformat blu shoqërojnë disa të përfshirë në konflikt drejt komisariatit për t’i marrë në pyetje mbi ngjarjen.

Dy biznesmenët Llanaj dhe Allmuça janë në konflikt prej kohësh për një objekt në ndërtim, projekt që e kanë nisur së bashku për ta përfunduar brenda vitit 2019, por që pallati nuk është ndërtuar ende.

Ata kanë pasur konflikte edhe më parë, ndërsa sot janë konfrontuar me armë zjarri, ku i plagosur ka mbetur dhe një kalimtar i rastit. Të dy biznesmenët kanë shkuar në vendngjarje të shoqëruar nga persona të tjerë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb