Disa orë pas përplasjes me armë në Shkodër, policia ka shpallur në kërkim dy autorët e ngjarjes. ‘BalkanWeb’ mëson se bëhet fjalë për Hygert Muçajn dhe Gledis Ustabeqirin, të cilësohet akuzohen se janë konfliktuar me Taulant Ahmetin. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:50, në vendin e quajtur “Parrucë” në lagjjen “Qemal Stafa”.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se dy personat e shpallur në kërkim, teksa udhëtonin me mjetin tip “Benz”, janë konfliktuar për motive të dobëta me 32-vjeçarin Ahmeti. Të njëjtat burime sqarojnë se Muçaj ka goditur atë me sende të forta në pjesën e kokës duke i shkaktuar dëmtime të lehta, ndërsa Ustabeqiri ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas janë larguar.

Në vendin e ngjarjes u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një gëzhojë pistolete.
Gjithashtu, pas kërkimeve intensive në lumin Buna, nga Njësia Polumbare e repartit RENEA u gjet dhe u sekuestrua pistoleta me të cilën kanë qëlluar shtetasit e lartpërmendur. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Prishja e rendit dhe e qetësisë publike” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb