Një situatë tensioni është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në ambientet e Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës, ku është shënuar një përplasje mes dy kompanive që janë të angazhuara në punimet e aeroportit.
Sipas informacioneve paraprake, përfaqësues të kompanisë “2A” të Valon Ademit kanë penguar hyrjen e punëtorëve të kompanisë së Behgjet Pacollit.
Nga ana tjetër, kompania e Behgjet Pacollit që është penguar pretendon se ka të drejtë ligjore për të ushtruar aktivitetin e saj në këtë projekt, ndërsa pala kundërshtare argumenton se hyrja e tyre në kantier është e paautorizuar.
Punonjësit e kompanisë Mapko dhe nënkontraktorëve të tyre janë telefonuar mbrëmjen e kaluar dhe njoftuar se nuk duhet të vinin në punë ditën e sotme.
Megjithatë duke mos pasur komunikim zyrtar, punonjësit janë prezantuar në punë por nuk janë lejuar të hyjnë brenda ambienteve të aeroportit. Bëhet fjalë për punonjësit që punojnë brenda terminalit, në ambientet e jashtme dhe zjarrfikëse.
Afati i këtyre firmave (që u ndaluan) për përfundimin e punimeve është fundi i muajit maj me të drejtë shtyre edhe 3 muaj, pra gushti është afati përfundimtar.
Përfaqësues të kompanisë Pacolli thonë se nuk kanë asnjë lajmërim zyrtar për asnjë zhvillim. Ndalimi i punonjësve është bërë në mënyrë të padrejtë dhe jashtëligjshme.
Dy kompanitë thotë Ismet Pacolli gjendjen në gjykatë dhe është drejtësia që vendos për vijimin. Sipas tyre është firma VIA ajo që ka ndaluar hyrjen e punonjësve.
