Trupi gjykues konstatoi se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi janë penalisht përgjegjës për krimet e luftës të ndalimit arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme.
“Krimet e kryera ishin të rënda dhe të përhapura gjerësisht, duke përfshirë 14 komuna të Kosovës dhe dy rrethe në veri të Shqipërisë”, u shpreh trupi gjykues.
Trupi gjykues konstatoi gjithashtu se Jakup Krasniqi kishte dijeni për një numër të konsiderueshëm krimesh, veçanërisht për ndalime të paligjshme, keqtrajtime dhe vrasje.
Sipas gjykatësit Charles Smith, pavarësisht kësaj dijenieje, Krasniqi nuk ndërmori hapa për t’i parandaluar ose ndëshkuar ato.
Përkundrazi, trupi gjykues konstatoi se ai u angazhua në përpjekje për të mohuar kryerjen e këtyre krimeve, përfshirë gjatë takimeve me përfaqësues ndërkombëtarë.
