Dortmund mori fitoren e dytë  radhazi në kampionat, teksa mundi 1-2 Werder Bremer. Verdhezinjtë realizuan dy gola në pjesën e parë me Malen dhe Sancho,  por komplikuan gjithçka pas daljes me karton të kuq të Sabitzer në të 45-tën.

Në superioritet numerik, Werder u fut në lojë me golin e Njinmah, por pa mundur dot të ndryshojë fatin e takimit. Ekipi i Terzic renditet në vendin e katërt me 47 pikë, ndeshja e radhës është ndaj Frankfurt, në shtëpi.

Në krahun tjetër, Werder vijon me rezultatet negative. Ekipi i Werner renditet në vendin e nëntë me 30 pikë.

(VIDEO)

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: