TIRANË

Presidenti i Republikës Ilir Meta e ka nisur ditën sot me një mesazh për karakterin, teksa në orën 10:00 është parashikuar të nisë seanca në Gjykatën Kushtetuese për të vendosur mbi vendimin e parlamentit për shkarkimin e tij.

Meta përshëndet me videon, në të cilën shpjegohet se si gjithçka, talent, sukses, dashuri, bëhen zero pa pasur karakterin që është i pari.

“Mirëmëngjes të dashur miq!
Kryesorja në jetë të ruajmë 1 dhe të mos e kemi mendjen te shtimi i zero, sepse pa 1 gjithçka zhbëhet në zero absolute”, shkruan Meta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: