Presidenti amerikan Joe Biden është bërë kryefjalë e rrjetit këtë të shtunë, pasi një video e tij ku shihet teksa rrëzohet nga biçikleta po qarkullon dhe komentohet masivisht në internet.

79-vjeçari Biden ishte duke lëvizur me biçikletë pranë shtëpisë së tij në Rehoboth Beach, por në një moment e humbi ekuilibrin, duke u përplasur në tokë, jo shumë larg këmbëve të gazetarëve dhe operatorëve që po prisnin një prononcim prej tij.

Fbf
Fbf

Menjëherë pas incidentit që ndodhi rreth orës 9:30 të mëngjesit, ai i siguroi gazetarët që nuk kishte pësuar ndonjë dëmtim duke thënë: “Jam mirë”.

Presidenti sqaroi gjithashtu se kishte pasur problem me heqjen e këpucëve nga pedalet e biçikletave, gjë që i kishte shkaktuar rënien.

Biden së bashku me bashkëshorten Jill ndodheshin në Delaware, ku po kalojnë përvjetorin e tyre të 45-të martesës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb