(Recetë nga znj Eneida)
Përbërësit
3 filxhanë kafe me qumësht pluhur
3 filxhanë miell
3 kokrra vezë
1 filxhan vaj
1 lugë çaji me sodë buke
1.5 kg sheqer
2.5 litra ujë
Karafil

Përgatitja
Si fillim përgatisim sherbetin. Ziejmë ujin me sheqerin me pak karafil brenda.

Rrahim vezët, vajin dhe qumështin pluhur derisa të bëhen një masë e njëtrajtshme. Pastaj hedhim miellin me sodën dhe përfitojmë një brumë jo shumë të fortë. E bëjmë topa topa të vegjël sa një kokërr arrë dhe i vendosim në tavë. I pjekim në 180 gradë. Sherbetin ia hedhim të ngrohtë sa i nxjerrim nga furra, pra të dyja të ngrohta. E mbulojmë me një tavë tjetër dhe e lëmë të përthithë mirë sherbetin.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb