Një familje prej 6- anëtarëshe është bërë me banesë të re falë kontributit vullnetar të punonjësve të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportir Rrugor.

Këta të fundit kanë mbledhur vullnetarisht 3.5 milionë lekë të reja që shkuan për ndërtimin e banesës së re të familjes Asfalta, me 6 anëtarë që jetonin në kushte shumë të vështira.

Kryeministri Edi Rama ka falenderuar punonjësit e DPSHTRR për gjestin solidar.

 

STATUSI NGA EDI RAMA

#TiNukDoJeshKurrëVetëm❤️

 

#RESPEKT për kontributin vullnetar të mbledhur nga të gjithë punonjësit e DPSHTRR në shumën prej 3.5 milionë lekë të reja, në kuadër të përgjegjësisë sociale, që familja Alstafa prej 6 anëtarësh të gëzojë sot një shtëpi të re🏡

 

❤️ Një gjest i bukur solidariteti për të sjellë gëzim pranë familjeve që kanë më shumë nevojë🙏

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb