Këtë të hënë zhvillohet seanca e radhës plenare e cilat pritet të nisë në orën 10:00. Qytetarët siç edhe paralajmëruan kanë nisur organizimin që prej orës 08:00 para Parlamentit.
Më herët gazetari Osman Stafa tha për News24 se është bllokuara edhe kalimi për qytetarët. Ndërsa për të kaluar te rruga e Elbasanit duhet të ndryshojnë destinacion.
Sot shënohet dita e 58 e revoltës. Protesta mbahet para Kuvendit, ndërsa në orën 19:00 është njoftuar të zhvillojë edhe protesta para Kryeministrisë.
