Një moment dramatik është kapur në kamera, ku shihet një raketë ruse që dështon gjatë lëshimit dhe si bumerang kthehet mbrapsht përpara se të hedhë në erë trupat ushtarake të Putinit.
Në pamjet dramatike shihet momenti kur një sistem raketor rus tokë-ajër qëllon mbi veten në një mosfunksionim të çuditshëm.
Raketa mund të shihet duke u lëshuar në qiell, përpara se të kthehet dhe të përplaset përsëri në vendin nga erdhi në një shpërthim të gjigand. Pamjet thuhet se janë xhiruar në qytetin ukrainas Alchevsk në rajonin e Luhanskut, i cili është nën okupimin e forcave separatiste pro-ruse dhe është në vijën e parë të luftës në Ukrainë.
https://youtu.be/90D1BKzcG4w
Ajo u filmua në orët e hershme të mëngjesit të së premtes, kur trupat ruse raportohet se lëshuan një raketë për të goditur një aeroplan ukrainas që po afrohej. Megjithatë, disa sekonda më vonë, raketa iu kthye dërguesit pasi sistemi i gjurmimit u prish.
Raportet lokale thonë se një zjarr shpërtheu në vend jo shumë larg ndërtesave të banimit. Lloji i saktë i sistemit SAM që shihet në pamje nuk është konfirmuar, megjithatë, një sistem raketor rus S-400 kushton rreth 300 milionë dollarë.